75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes nga COVID-19, ministri boshnjak

Ministri Federal i Çështjeve të Veteranëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Salko Bukvareviq ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur me COVID-19.

Shëndeti i tij u përkeqësua të hënën, me ç`rast ai ishte vendosur në respirator.

Më 22 korrik, Bukvareviq doli pozitiv  me koronavirus raporton portali Klix.ba..

Bukvareviq ka lindur në vitin 1967 në Kalesija.

Që nga viti 2015, ai ka mbajtur postin e Ministrit për Çështjet e Veteranëve në Qeverinë e Bosnjës.