Pronari i Louis Vuitton premton Guardiolën dhe Mbappen nëse blenë Milanin

Pronari i Louis Vuitton, Bernard Arnault është shumë i interesuar për të blerë aksionet e gjigantit Italian, AC Milan.
Miliarderi francez duket se e ka seriozisht për tu bërë president i skuadrës me qendër në qytetin e Milanos, shkruan Indeksonline.
Sipas “Il Giornale” ai pretendon të marr pronësinë e klubit në 12 muajt e ardhshëm nga kompania amerikane “Elliott”.
? Giornale: Arnault-#ACMilan rumours reignite – Guardiola and Mbappe targetedhttps://t.co/k0iqZpxDRV #SempreMilan
— SempreMilan (@SempreMilanCom) July 29, 2020
Planet madje shkojnë edhe më gjerë ku sipas këtij medium, Arnault synon që të sjell në “San Siro” sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe dhe trajnerin e Mnachester Cityt, Pep Guardiola.
Arnault vlerësohet si njeriu i tretë më i pasur në botë me një vlerë neto prej 113.1 miliardë dollarësh. /IndeksOnline/