Pas humbjes nga Prishtina, Ballkani siguron shërbimet e portierit të njohur

Ballkani humbi finalen e Kupës së Kosovës pasi u mposht nga Prishtina me rezultat 1-0.
Por si duket, skuadra nga Suhareka menjëherë ka filluar të bëhet gati për sezonin e ardhshëm.
Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.
Ai ditë më parë njoftoi largimin nga Gjilani ku ishte standard në formacionin e Mezanit.
Përveç Haxhihamzës, Ballkani do të prezantoj edhe 4-5 lojtar të tjerë këto ditë. /IndeksOnline/