75 Mall Live Search
23:06 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / C E

Calhanoglu si Kaka në vitin 2008

Ai që po luhet është padiskutim sezoni më i mirë i Hakan Calhanoglu me fanellën e Milanit.

Sot, madje, turku ishte zëvendës kapiten (shiritin e mbajti Donnaruma).

Që kur futbolli ka rinisur pas mbylljes për shkak pandemie, numri “10” ka ofruar paraqitje spektakolare duke shënuar gola dhe dhënë asist.

Në total janë 9 gola dhe 9 asist për turkun, që duke shtuar edhe Kupën e Italisë shkon në 11 gola këtë sezon! Diçka e jashtëzakonshme.

Por, veç kësaj, Calhanoglu, që është pranë rinovimit të kontratës, bëhet i pari mesfushor që merr pjesë në të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit të Serie A,  që kur Kaka e bëri në vitin 2008!