75 Mall Live Search
23:16 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj përsëri në aksion te “Kafet e Vogla”, bashkë me Policinë e Inspektorët

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj edhe sonte së bashku me policinë dhe inspektorët përkatës ka dalë në terren në Prishtinë, të lokacioni “Të kafet e vogla” për të inspektuar bizneset gastronomike nëse po e respektojnë orarin që duhet të jenë të mbyllura nga ora 22:30-05:00, si masë e vendosur nga Qeveria për ta parandaluar përhapjen e virusit Sars Covid19. 

Ministria e Shëndetësisë me gjithë potencialin po angazhohet në monitorimin e gjendjes në terren që të respektohen rregullat anti-COVID-19./Indeksonline/