Kusari-Lila thotë se prishja e koalicionit qeverisës është çështje ditësh apo javësh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza-Kusari Lila ka deklaruar se koalicioni që aktualisht qeverisë Kosovën nuk do të jetë jetëgjatë.
Madje sipas saj ky koalicion do të prishet së shpejti.
Sipas Kusari-Lilës , Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Nisma Socialdemokrate shpejtë do të ndërpresin bashkëpunimin.
“Është çështje e ditëve apo e javëve”, tha ajo në T7.
Kusari-Lila shtoi se Qeveria Hoti nuk ka për të arritur asnjë marrëveshje me Serbinë.
“Nuk ka për të vazhduar dialogu”, ka thënë ajo./Indeksonline/