75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.

Tërnava ka thënë se BIK’u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël.

Po ashtu për 10 ditët e ardhshme pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.