Vjosa Osmani u kërkon deputetëve të votojnë amendamentin e saj, që qeveria të siguroj maska shumë përdorimshme për kosovarët

Kryetarja e Kuvendit ë Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar votën e deputetëve për të votuar amendamentin e saj, ku qeveria obligohet që tu siguroj qytetarëve maska shumë përdorimshme falas.
Sipas saj, në këtë gjendje të renduar ekonomike, ku qytetarëve u kërkohet që të vendosin maskat e kjo u bëhet obligative, duhet që shteti tua siguroj këtë mundësi.
Ajo ka përmendur disa raste ku shtetet ua ka siguruar këtë mundësi qytetarëve të tyre, andaj ka thënë se mjetet të cilat planifikohet të ndahet për rregullime të zyreve, e automjeteve të blinduara të destinohet për këtë kërkesë të saj.