16:46 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbërrijnë eskpertët italinë për COVID19, në Shqipëri

Tre ditë më parë në një konferencë ndër rajonale në Pulia të Italisë, shteti fqinj vendosi t’i vinte në ndihmë Shqipërisë, duke dërguar një grup ekspertësh që do të zhvillojnë konsulencë dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Kjo tast forcë e përbërë nga 7 veta mbërriti sot në aeroportin ‘Nënë Tereza’ me një avion të ‘Gurda di Finanza’.

Rastësia dhe e veçanta nuk mungoi, pasi në grupin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria.

Ajo u shpreh se kishte nisur të qante kur mori vesht se do të vinte në Shqipëri për të ushtruar profesionin e saj.

“Quhem Eni Bardhi dhe jam infermiere në Lodi. Kam ikur që 10 vjec nga Shqipëria. Mundësia që më dha shteti më ka emocionuar shumë për dy arsye. Për atë që po bëj dhe për vendin ku po e bëj.

Qava nga emocioni kur mësova se do vijë në Shqipëri. I tregova familjes time dhe e priti shumë mirë. Janë persona që nuk e harrojnë vendin e tyre. Është një kënaqësi e dyfishtë për ta. Shpresoj të ndihmoj spitalin ku do të punoj.

Mesazhi im është se siç kaloi koronavirusi në Itali do të kalojë edhe në Shqipëri.”

Ndërkohë një fjalim të rastit mbajti edhe ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu.

“Dua t’ju falenderoj. Dihet që në këto moment, të gjitha vendet kanë kuptuar, që ky virus nuk luftohet i vetëm. Gjej rastin t’ju falenderoj me zemër. Është një ndihmë që e dimë se vjen natyrale. Të shpresojmë që të gjithë së bashku të mundim COVID-19. Nuk ka një strategji perfekte, por ka ekspertizë për të luftuar virusin“.