Personave me aftësi të kufizuar iu ndalen pensionet shtetërore, kërkojnë ndihmë nga MPMS

Afrim Maliqi – Drejtor i HANDIKOS, ka bërë të ditur se shumë persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre u janë ndërprerë mbështetjet financiare, respektivisht kompensimet (pensionet) shtetërore, shkruan IndeksOnline.
Për këtë arsyeje ata i janë drejtuar Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale. Këta të fundit iu kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të skadimit të afatit kohor të vendimeve që kanë pasur ata për periudhë të caktuar.
“Po ashtu ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria përkatëse që t’u vazhdohen pagesat shtesë të gjithë atyre personave që kanë marrë të njëjtën për tre muaj, duku u nisur edhe nga situata aktuale e cila është duke i rënduar dhe varfëruar edhe më shumë”, thuhet në njoftim.
Njoftim;
Gjatë muajit të fundit kemi marrë ankesa nga shumë persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre se u janë ndërprerë mbështetjet financiare, respektivisht kompensimet (pensionet) shtetërore. Lidhur me këtë çështje ne jemi adresuar tek Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale të cilët na kanë njoftuar fillimisht se kjo ka ndodhur për shkak të skadimit të afatit kohor të vendimeve që kanë pasur ata për periudhë të caktuar, e të cilët sipas Ligjeve në fuqi do duhej të rivlerësoheshin.
Mirëpo për arsye të situatës së pandemisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë duke e shqyrtuar këtë çështje për të gjetur zgjidhje në mënyrë që asnjë person të mos dëmtohet. Sipas tyre, do të ndodhë që personat me vendime të cilëve iu kanë skaduar afatet kohore, do u kërkohen vetëm dokumente shtesë, ose do u vazhdohen për disa muaj deri në normalizimin e situatës.
Po ashtu ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria përkatëse që t’u vazhdohen pagesat shtesë të gjithë atyre personave që kanë marrë të njëjtën për tre muaj, duku u nisur edhe nga situata aktuale e cila është duke i rënduar dhe varfëruar edhe më shumë.
Besojmë që së shpejti do të kemi përgjigjen, për të cilën do ju njoftojmë me kohë.