75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fillon asfaltimi i dy rrugëve në Prishtinë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Ali Pashë Tepelena” dhe “Gazmend Zajmi”. Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton IndeksOnline.

Ahmeti ka thënë se “ pasi kemi pritur që KEDS të përfundojë futjen e kabllave nën tokë sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë asfaltimi dhe shenjëzimi i rrugëve”.

Njoftimi i plotë:

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Ali Pashë Tepelena dhe Gazmend Zajmi. Pasi kemi pritur që KEDS të përfundojë futjen e kabllave nën tokë sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë asfaltimi dhe shenjëzimi i rrugëve.