Yll Limani paralajmëron këngë me Lumi B

Yll Limani prej kohësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor që pritet ta lansoj së shpejti.
Por, para publikimit, këngëtari ka zbuluar se kënga është nj bashkëpunim me reperin e suksesshëm, Lumi B.
Kënga e re mban titullin “Pate”, ndërsa do të vije e shoqëruar edhe me videoklip.
“Tu e prit Lumi B me ardh n’montazh #pate“, ka shkruar Ylli duke mos zbuluar detaje tjera.
Ndërsa, kujtojmë që pak kohë më parë, Sabri Fejzullahu zbuloi se edhe ai poashtu do të vije në një bashkëpunim me Yll Limanin./Indeksonline/