Tuna e pranon “sfidën”: Për të gjitha femrat e forta
Këngëtarja Tuna i është bashkuar “sfidës” që rrjeteve sociale e cila ka për qëllim përkrahjen e femrave për njëra-tjetrën.
Me një imazh të publikuar pa ngjyra, femra nga mbarë bota që nga ato më të famshmet e deri tek femrat e thjeshta kanë “pushtuar” rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e gjinisë femërore.
Edhe artistja e njohur, Tuna së fundi ndau me adhuruesit një postim ku shihej e veshur e tëra në të zeza.
“E pranoj sfidën. Për të gjitha femrat e forta, e, sidomos, për të gjitha ato që janë te detyruara të mos ngrenë zërin. Edhe pëshpërima juaj dëgjohet. #womensupportingwomen”, ka shkruar Tuna në mbishkrim të postimit./Indeksonline/