Zemaj: Ashpërsimi i i zbatimit të masave do të vazhdojë, do ketë ndëshkime!

Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës ishin në terren për të parë nëse po zbatohen masat ndaj Covid-19.
Zemaj tha se pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri, teksa paralajmëron që ashpërsimi i i zbatimit të masave do të vazhdojë, shkruan Indeksonline.
“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!
Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!”.