Qytetarë të shumtë detyrohen të presin para hyrjes së Infektivës në Pejë, klinika e stërngarkuar!
Qytetarë të shumtë kanë mbetur jashtë dyerve të Klinikës Infektive të Spitalit Rajonal të Pejës duke pritur për orë të tëra që të marrin trajtimin e nevojshëm.
Lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur se rreth 70 pacientë kanë mbetur në pritje për vizitë tek doktorët përkatës.
Si pasojë e përhapjes së madhe të COVID-19 e gjithë situata në sistemin shëndetësorë është katandisur, e QKMF e klinika të ndryshme po janë të stërngarkaura thuajse çdo ditë.
Situatë e ngjashme ishte edhe mbrëmë në një prej QKMF-ve të Pejës, ku pacientët po trajtoheshin nëpër korridore./Indeksonline/