16:55 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri e bëjnë punë të kryer: Musolli i bashkohet Gjilanit pas Evropës

Në Shqipëri nuk kanë shumë dyshime sa i përket të ardhmes së Besar Musollit.

Siç ka raportuar “Panorama Sport”, futbollisti nga Podujeva pritet që t’i bashkohet Gjilanit në afatin kalimtar të verës, mirëpo vetëm pas përfundimit të ndeshjeve në Evropë.

Në fakt Musolli është një dëshirë e kahmotshme e klubit gjilanas që këtë edicion do të dalë për herë të parë të luajë në arenën ndërkombëtare, pasi do të luajë në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës.