75 Mall Live Search
21:22 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas Vjosa Osmanit, deputeti i LDK-së kërcënon edhe Mimoza Kusari – Lilën

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, sot përmes një statusi në FB ndër të tjera e quajti Mimoza Kusari – Lilën, deputetën e Grupit Parlamëntar të VV-së si xhelate, pasi e njëjta e kritikoi kryeministrin Avdullah Hoti se ka dalë në terren, në ditën që ka bërë testin për Covid – 19 dhe ka rezultuar pozitiv, transmeton Indeksonline.

Por, edhe një deputet tjetër i LDK-së, përmes një komenti, shprehi mllef ndaj deputetes.

Bëhet fjalë për Xhavit Ukën, i cili kishte kërcënuar javë më parë edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ukaj ka komentuar në statusin e një qytetari, derisa i njëjti për Kusari – Lilën shkruan se “Ajt se edhe kësaj ja mbyllim gojën”.