Thaçi: Qytetari është që dashurinë ta shprehim nga largësia, sa më të kujdesshëm, më shpejtë i kthehemi normalitetit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin prej nesh.
Sipas tij, kjo kohë është e rëndë për të gjithë.
Thaçi tha se sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet tjera përgjegjëse, transmeton Indeksonline.
Presidenti deklaroi se sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.
Ai theksoi se patriotizëm është t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin shëndetësore që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.
Postimi i plotë:
Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!
Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.
Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.
Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.
Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit.
Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH ??