75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në muajin korrik, në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 1074 pacientë

Raport mujor – Korrik 2020

Gjatë muajit korrik, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 1074 pacientë (58 në Kirurgji, 42 në Ortopedi, 29 në Urologji, 9 në ORL, 311 në Gjinekologji, 177 në Neonatologji, 49 në Pediatri, 79 në Interno, 81 në Infektiv, 24 në Neurologji, 21 në Psikiatri, 142 në Pulmologji, 9 në Kujdes intenziv dhe 43 në Njësinë Koronare).

Janë kryer 135 operacione (21 operacione Kirurgjike, 25 operacione Ortopedike, 4 operacione Urologjike, 1 në ORL, 1 në Oftalmo dhe 83 operacione Gjinekologjike).

 Gjatë këtij muaji kanë lindur 102 djem e 74 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 65).
 Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5467, 909 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja.
 Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1564.
 Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 916 shërbime të Dializës.