75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna e Gjakovës zotohet të dëmshpërblejë fermerët e dëmtuar

Fermerët e komunës së Gjakovës, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve të dy netëve më parë, do të dëmshpërblehen.

Lidhur me këtë çështje, Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë nisur procedurat për themelimin e komisionit i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve.

Fermerët e dëmtuar janë lutur që të drejtohen tek zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për të paraqitur dëmet.