15:01 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ja cilat kritere duhet plotësuar për t’u regjistruar në klasë të dhjetë, pa test të arritshmërisë

Pas anulimit të testit të arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar kriteret dhe kushtet me të cilat këta nxënës do të pranohen në shkollat e mesme.

Shpallja e konkursit do të bëhet më datën 17 gusht nga drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet deri më 21 gusht. Kurse, rezultatet do të shpallen më 24 gusht.

Sipas pikës 3 të vendimit, nxënësit do të duhen t’i plotësojnë këto kritere: 60 për qind nga nota mesatare e të gjitha lëndëve dhe 40 për qind nga nota mesatare nga lëndët prioritare. Kurse, nota mesatare e lëndëve prioritare duhet të jetë më e lartë se 4.

Anulimi i testit të arritshmërisë erdhi si masë parandaluese nga përhapja e virusit COVID-19.