75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla bisedon me Pandeli Majkon për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot ka biseduar me Ministrin e Shtetit për Diasporë në Shqiëpri, Pandeli Majkon.

Ata biseduan për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Diasporës dhe të dy Ministrive tona, shkruan Indeksonline.

“Është gjithmonë ndjenjë e veçantë kur shtetet tona koordinohen dhe veprojnë si një komb që ka për çka të krenohet dhe për çka të aspirojë.

E falënderova Ministrin njëherish për të gjithë kontributin e tij për Kosovën në të gjitha funksionet që ka patur”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.