Darka e rëndësishme që ka patur mbrëmë Igli Tare
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka patur mbrëmë një takim të rëndësishëm.
Drejtori shqiptar së bashku me presidentin Lotito është takuar me vëllaun e David Silvas, që është njëherit agjent i lojtarit.
Tare i ka propozuar Nando Jimenezit kontratë 3 vjeçare për lojtarin që po kalon ditët e fundit te Manchester City.
Oferta e Lazios është 3 milionë euro në sezon për spanjollin.
Agjenti i lojtarit ka thënë se Silva është duke menduar aktualisht për lojën e sotme që City e ka ndaj Real Madridit, dhe më pas do të vendosë për të ardhmen. /Indeksonline/