75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Liga e Kampionëve: Murici rezervist sonte ndaj Real Madridit

Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Cityt e ka një përparësi në këtë takim, kjo pasi ndeshjen e parë “qytetarët” e kanë fituar në “Bernabeo” me rezultatin final në 2:1, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, City sot luan në shtëpi, dhe Reali do ta ketë të vështirë përballje ndaj gjigantit anglez.

Tashmë në mediat botërore po qarkullon edhe formacioni i mundshëm që të dyja skuadrat do të paraqiten sonte, ku bie në sy edhe prezenca e portieri të Kombëtares së Kosovës, Arjianit Muricit.


Murici me shumë gjasë do të jetë në bankën rezervë për këtë ndeshjen, pasi startues do të jetë Ederson./IndeksOnline/