Nga java e ardhshme fillojnë punën 33 ordinanca private, që të bëjnë testime për Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojnë punën 33 ordinanca private për testime të Covid-19.
Zemaj thotë se deri më tani kanë aplikuar 123 institucione private shëndetësore për licencim, por vetëm 33 prej tyre i kanë plotësuar kushtet, shkruan Indeksonline.
“123 institucione private shëndetësore kanë aplikuar deri tash për licencim. Bordi ka shqyrtuar 37 aplikacione, ku 33 prej tyre i kanë plotësuar kushtet. Këto institucione mund të fillojnë me testime nga java e ardhshme”, ka thënë Zemaj.