75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Jesus: Mposhtëm skuadrën favorit të këtij kompeticioni të madh

City e ka mposhtur skuadrën e Realit sonte në Ligën e Kampionëve, kështu ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare të madhe.

Me dy gola të shënuar në këtë ndeshje e me rezultatin finale në 2:1, djelmoshat e Guardiolës u kualifikuan në çerekfinale të Ligë së Kampionëve me plotë meritë, shkruan IndeksOnline


Pas ndeshjes foli edhe autori i golit të dytë për Cityn, Jesus, ai tha se po ndihet mirë që mposhtë një nga skuadrat favorit të këtij kompeticioni.

“Ne vrapuam sikur kjo të ishte ndeshja e fundit për ne, jam i lumtur që mposhtën një skuadër të nivelit të lartë, është diça e madhe”, tha fillimisht Jesus.

“Ka të bëjë me besimin, ata bën gabime dhe ne i shfrytëzuam. Ne jemi njerëz dhe mund të bëjmë gabime,  unë jam i lumtur që shënova”, tha ai.