Haradinaj në vendin ku ishte xhandarmëria serbe: S’duhet të lejohen më provokime!

Pas rastit të fundit në Karaçevë të Kamenicës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar fshatin, dhe ka biseduar me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Haradinaj thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së
Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të
xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë
qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.
RH




