16:16 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bëni kujdes nga antibakteriali, nëse s’ përdoret me kujdes mund të shkaktojë djegie të rënda!

Në këto kohë, përdorimi i antibakterialit është bërë jo vetëm i domosdoshëm, por nuk e mendojmë dot të mos e përdorim disa herë në ditë. Nuk kanë qenë të paktat herët që është folur për irritim të lëkurës për shkak të përdorimit të antibakterialëve, por këtë herë do të flasim për një shqetësim akoma më të madh, për djegien që mund të shkaktohet si pasojë e përdorimit të antibakterialeve në diell të fortë. Duke qenë se antibakteriali në përbërje ka përqindje të lartë alkooli, në kontak me diellin është vënë re se një numër njerëzish ka shkaktuar djegie të rënda.

Në një intervistë eskluzive për Mirron Online, Dr Simran Deo shpjegoi: “Nëse do të shpenzoni shumë kohë në diell të fortë, përdorimi i antibakterialëve me bazë alkooli ka rrezik të lartë t’ ju dëmtojë lëkurën. Nuk jemi ende të qartë pse ndodh një reagim i tillë. Është një tendencë që të krijohen ekzema të rënda nga antibakterialët, nëse krijohen flluska me ujë rreth zonës së irrituar është e domosdoshme që ato mos të kruhen, por të kurohen, përndryshe do të shkaktojnë infeksione. Ka raste të tjera që zona e infektuar ka pamjen e një zonë të djegur nga dielli, me skuqje, rrjepje dhe irritim.”

Sipas Dr Simran Deo deri më tani mënyra më efektive është larja e duarve me sapun, por në pamundësi për të përdorur sapunin, dorezat do të ishin më praktiket