75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Myzhde: Fillojnë të dalin 170 eurot e shumë pritura

Kanë kaluar 3 muaj që kur qytetarët e shumtë janë në pritje të 170 eurove nga pakoja emergjente, e sot vjen lajmi i mirë që paratë kanë filluar të ju dalin në llogari qytetarëve.

IndeksOnline posedon një dëshmi të tillë në të cilën bëhet e ditur se tashmë këto 170 eurot kanë dal në llogari të një qytetari.

Ndryshe  ky proces ishte bllokuar tash e sa kohë, deri në javën e kaluar kur deputetët votuan pro miratimit të ligjit për buxhetin për vitin 2020, i cili ishte në rishikim për këta muajt e mbetur./IndeksOnline/