07:34 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Menaxhimi i pandemisë/ Komisioni Hetimor Parlamentar dëgjon dëshmitë, i pranishëm edhe ish-sekretari i MSh-së, Naim Bardiqi

Në orën 14:30 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Aty do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve, ku i pranishëm do të jetë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Ky komision merret me punën e Qeverisë së Kosovës gjatë pandemisë. Pjesë e këtij komisioni janë: nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha – zv.kryesuese e Bekim Haxhiu, nga AAK-ja, Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe, Milosh Peroviq, nga Nisma-AKR./Indeksonline/