Kërcënon policët, arrestohet lipjanasi
Në mes të ditës së djeshme një qytetar nga Lipjani ka kërcënuar zyrtarët policor, transmeton IndeksOnline.
E për këtë veprim të tij, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policor ë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24 orësh të PK-së./IndeksOnline/