Thaçi në Ditën e Rinisë: Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook, në Ditën e Rinisë, ka thënë se Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit.
Thaçi tutje ka thënë se e kujton me nostalgji kohën e rinisë dhe se që nga atëherë angazhohet për më shumë mundësi për rininë.