Vrapimi në periudhën e pandemisë

Janë disa pyetje që duan përgjigje vrapuesit në periudhën e pandemisë, përgjigje të dhëna nga ekspertë të Universitetit të Nevadas Las Vegas dhe kampusi i kërkimeve në Karolinën e Veriut.
A mund të merremi me vrapim në këtë periudhë?
Po — duke vrapuar i vetëm është mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun. Dilni për vrapim vetëm, shijoni natyrën!
Vrapimi në 30 deri në 60 minuta mesatar dhe i shpejtë mund të ndihmojë sistemin tuaj imunitar. Sigurohuni që e dini se çfarë po ndodh në zonën tuaj dhe nëse ka kufizime ose vetë-karantina të detyrueshme. Dhe, nëse mendoni se rrezikoni të përhapni virusin, nuk duhet të dilni për vrap, pasi që mund ta përhapni atë tek ata që janë me rrezik të lartë, siç janë të moshuarit ose ata me imunitet te kompromentuar.
Ju nuk duhet të vraponi nëse keni simptoma të sëmundjes.
Njerëzit me simptoma gabimisht mendojnë se mund të vrapojnë dhe do ta largojnë virusin në këtë mënyrë- ky është një mit. Përkundrazi duhet pushim.
A duhet mbajtur maska gjatë vrapimit?
Gjithmonë duhet respektuar rregullat e vendit ku jetoni, pra nëse është e detyrueshme mbajtja e maskave edhe në mjedise të hapura, atëherë duhet mbajtur maskën.
Në vende ku nuk është detyrim mbajtja e maskës ju duhet medoemos të mbani distancë dy metra me të tjerët për shkak se mund të hidhni spërkalat gjatë frymëmarrjes së vështirësuar, sepse shkalla e ngjitshmërisë së virusit është e lartë.
A duhet t’i shmangeni vrapimeve në grup?
OBSH kohët e fundit tha në një seancë të drejtpërdrejtë se përhapja nga personat asimptomatikë është ende shqetësuese. Kështu që ju mund të jeni në rrezik kur vraponi me të tjerët. Të gjitha vendimet për të vrapuar me të tjerët janë sipas vlerësimit të rrezikut nga vendi ku jetoni, por nëse jetoni në një zonë ku përhapja në komunitet është e ulët dhe vendimet individuale, mund të jetë e sigurt të vraponi me dy ose tre persona të tjerë që ju besoni dhe do të jeni të sinqertë për ekspozim të mundshëm ndaj virusit që mund të kenë pasur.
Nëse e gjeni veten në një rrugë të mbushur me njerëz, duhet të mbroni veten dhe ata përreth jush duke mbajtur një maskë, ruani një distancë prej të paktën dy metra nga vrapuesit e tjerë (rekomandimi aktual për distancimin e sigurt shoqëror) dhe duke shmangur prekjen e panevojshme. Dhe sigurisht, mos harroni të lani duart kur të ktheheni.