75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Epoka ’94 sjellin këngën e re “Familja”

Grupi i njohur Epoka ’94, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Familia” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit ‘rock’.

Për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Rinor Ukimeri, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Jehona Lumi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Red Media.

Epoka ’94 vazhdojnë të jenë aktivë në muzikë, teksa pritet që shumë shpejt të sjellin edhe një projekt të ri muzikor, me tematikë vuajtjet e rinisë në vend.