E konfirmuar: Labinot Jashanica transferohet te KF Llapi
Skuadra e Llapit nuk po ndalet me transferime në këtë merkato verore.
Transferimi i fundit është mesfushori i njohur, Labinot Jashanica. Për Indeksonline, lajmin e ka konfirmuar vet lojtari.
“Dje kam nënshkruar”, u shprehë shkurtë Jashanica.
Labinot Jashanica gjatë ditës së djeshme shkëputi kontratën me KF Dukagjinin./Indeksonline/