Këto janë qytetet kosovare me më së paku të prekur nga Covid-19 gjatë kësaj jave

Kosova tashmë ka shënuar 6 muaj që kur është regjistruar rasti i parë i të prekurve me Covid-19.
Për të gjitha ndryshimet e trendin e rritjet së numrit e të shëruarve çdo ditë na informon Instituti i Shëndetësisë Publike, duke e ofruar pasqyrën e saktë të të prekurve, shëruarve, e rasteve që nuk arrijnë t’i mbijetojnë këtij virusi, raporton IndeksOnline.
Derisa Prishtina mbetet vendi me më së shumti të prekur gjatë tërë kësaj periudhe, ka qytete të tjera ndonëse më të vogla se Prishtina, por që po arrijnë të menaxhojnë këtë situatë, duke pasur numër të vogël apo fare të të prekurve me Covid-19.
IndeksOnline ka bërë një përmbledhje të tërë kësaj jave, duke marrë komunat që janë në fund të listës, ku publikohen numrat e të infektuarve.
Duke u nisur nga e hëna është qyteti i Shtimes ai që qëndron gjithherë në fund të listës, me nga një rast, për të vazhduar tutje me këtë ritëm edhe gjatë të martës, e të mërkurën nuk figuron fare në mesin e qyteteve të listuar për nga numri i të prekurve. Prapë të enjten ky qytet shënon dy raste, për ta përmbyllur me të premten pa asnjë rast të raportuar.
Qyteti i Shtimes pasohet nga ai Rahovecit, që shpeshherë i referohemi si qyteti i “rrushit”, për shkak të kultivimit në masë të madhe të këtij fruti.
Derisa të hënën në Rahovec u shënuan 2 raste, të martën ky qytet ka vetëm një rast të raportuar, për ta vazhduar të mërkurën me 4 raste, e të enjten nga ky qytet nuk kemi asnjë rast të raportuar, derisa të premten ky qytet e përmbyll me 2 raste të të prekurve me Covid-19.
Qytete të tjera që herë janë në fund e herë në mes të numrit të të prekurve me Covid-19, janë edhe ai i Istogut, Skenderajt e Kaçanikut./IndeksOnline/