Skuadra e Barcelonës publikon testet për Covid-19 para ndeshjes me Bayernin

Skuadra e Barcelonës i ka testuar të gjithë futbollistët e saj për koronavirus, para ndeshjes me Bayernin.
Siç raporton gazeta spanjolle “Diario Sport”, Barcelona ka kaluar pa as edhe një problem testet për Covid, pra të gjithë dolën negativ, shkruan IneksOnline
Sipas protokollit të UEFA-s, lojtarët dhe anëtarët e stafit të Barçës u testuan për koronavirus në ambientin e hotelit, “Sheraton” në Lisbonë.
Kështu, të gjitha testet ishin negative dhe Barcelona sonte me fillim nga ora 21:00 do të mundohet që ta fitojë ndeshjen ndaj Bayernit e të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
