“Nuk do mund të bëhem kurrë nënë”, vajza në menopauzë që në moshën 15-vjeçe
Kjo është 19-vjeçarja Sheree Hargreaves, nga qyteti Burnley i Anglisë.
Është shumë e re, dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse të saj, pasi nuk mund të ketë kurrë fëmijë.
Arsyeja është se ajo ka hyrë në menopauzë që në moshën 15-vjeçe.
Pas një vizite te mjeku, zbuloi lajmin tronditës se vezoret e saj pushuan së funksionuari.
Për shumë vite me radhë ajo e mbajti sekret lajmin, ndërsa ëndrrat për t’u bërë nënë u shkatërruan.
Tani ajo është 19-vjeçe dhe ka nisur të flasë më hapur për historinë e saj.
Mjekët sbuluan se vajza kishte nivel estrogjeni jashtëzakonisht të ulët, dhe kjo është shenja kryesore e menopauzës së hershme.