Suharekasi organizon aheng familjar, policia merr masa ndaj tij

Është inicuar procedurë ndaj një suharekasi, pasi që ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Gjatë ditës së djeshme në Suharekë një person ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona, shkruan Indeksonline.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.