75 Mall Live Search
14:33 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Motrat binjake, të martuara me vëllezër binjakë, janë shtatzëna në të njëjtën kohë

Brittany dhe Briana Deane, 33 vjeç, u njohën me bashkëshortët e tyre në një kongres binjakësh në Twinsburg, Ohio, në vitin 2017. Çiftet, të cilët ishin dhe subjekt i dokumentarit TLC, “Our Twinsane Wedding”, u fejuan vetëm gjashtë javë pas njohjes me njëri-tjetrin.

Me një foto të stilit Baywatch, çiftet njoftuan lajmin e shtatzënisë. Të veshur njësoj, sigurisht, ata shprehen se janë “të emocionuar dhe mirënjohës për t’i përjetuar këto shtatzëni” dhe se mezi presin të njihen me bebet e tyre. Ende nuk kanë treguar nëse presin binjakë apo jo.

View this post on Instagram

Guess what!!?? BOTH couples are pregnant! ?? We are thrilled and grateful to experience overlapping pregnancies and to share this news with you all! ✨?✨?✨?✨?✨ Our children will not only be cousins, but full genetic siblings and quaternary multiples! Can’t wait to meet them and for them to meet each other! ✨?✨?✨?✨?✨ #SalyersTwins #TwinsMarriedToTwins #expecting #thebump #pregnancyannouncement #pregnancyandbeyond #twinning #dubblebubble #baywatch #babywatch #pregnancyphoto #pregnant #bestpregnancyphotos #maternity #momstobe #dadstobe #twinsisters #twinbrothers #strangethings #identicaltwins #deanetwins #twincouples #twinmoms #twindads #miracle #ourtwinsanewedding #twinwedding #twinpregnancy #pregnancyphotoshoot #dreamcometrue

A post shared by Josh, Jeremy, Brittany, Briana (@salyerstwins) on

Ky gëzim i përbashkët, duket një rastësi e lezetshme, megjithatë çiftet janë siguruar që çdo gjë të shkojë kështu. Ata kanë vendosur edhe “kohën e duhur” për të bërë bebet, në mënyrë që gratë të jenë shtatzëna njëkohësisht.

Muajin e kaluar, Brittany, shprehet në një intervistë:

“Mendoj se ka mbetur vetëm diçka që nuk e kemi provuar se bashku. Ne kemi kaluar bashkë pikat më të rëndësishme të jetës: ditëlindjet, marrjen e patentës, diplomimin e madje dhe një dasmë të dyfishtë.”

Mesa duket, edhe shtatzënia është diçka që motrat zgjodhën ta përjetojnë në ekzaktësisht të njëjtën kohë.