Vdes Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj

Ka ndërruar jetë Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj.
Selimaj që cilësohej si një nga emrat kyç të sistemit të drejtësisë në këtë komunë thuhet të ketë ndërruar jetë si pasojë e përballjes me një sëmundje të rëndë.
Në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryesuesi Bahri Hyseni ka ngushëlluar gjithë familjen e të ndjerit, duke thënë se është humbje e madhe për ta dhe për gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë./Indeksonline/