75 Mall Live Search
08:23 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / C E

Sonte kompletohet finalja e Europa League

Sevilla, sonte në mbrëmje do të mësoj kundërshtarin për finalen e madhe të Europa League.

Duke filluar nga ora 21:00, Interi dhe Shakhtar Donetsk zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Evropë.

Italianët duken favorit në letër, mirëpo ky edicion ka dhuruar shumë befasi, sidomos me sistemin e ri me nga një ndeshje.

Interi kërkon finalen e pestë në histori pasi tri herë e ka fituar dhe një herë ka humbur në finale derisa Shakhtar kërkon finalen e dytë pasi që në një rast ka dalë fitues. /IndeksOnline/