Zemaj takon ambasadoren e Holandës në Kosovë, diskutojnë për situatën e krijuar nga COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren holandeze në Kosovë, Garrie Willems.
Zemaj dhe Willems diskutuan për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe mbështetjen që Holanda në vazhdimësi po i ofron Kosovës, transmeton Indeksonline.
Zemaj tha se ishte vlerësim i përbashkët se ministria e Shëndetësisë dhe autoritete tjera po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigje adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.
Statusi i plotë:
Me ambasadoren holandeze, shkelqësinë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.
Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shendësisë dhe autoritetet tona po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.
Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.
Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmën. Jemi shumë mirënjohes dhe falendërues për bashkëpunimin e shkelqyeshëm dhe mbeshtetjen që po na jep ky shtet mik.
Hartelijk dank Nederland!
#QeveriaHoti