Tenton ta godas viktimën me thikë, arrestohet nga policia në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë , i cili për motive të panjohura, me një shufër metali dhe një mjet të mprehtë thikë, kishte tentuar ta godasë viktimën mashkull kosovar. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe një thikë të cilat dyshohet se ishin përdor në rast nga i dyshuari.
Sulmi ka ndodhur të dielën rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën “Taulantia”, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore psikike fillimisht është dërguar në repartin e psikiatrisë ndërsa pas kontrollit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/