SKV reagon lidhur me tollovitë e krijuara në të gjithë Kosovën gjatë aplikimit të nxënësve për regjistrim në shkollë të mesme

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritik Veprim ka reaguar sot pas hapjes së mundësisë që nxënësit që tashmë kanë mbaruar klasën e 9-të të regjistrohen në shkollat e mesme në mbarë vendin, duke krijuar kështu tollovi siç kanë thënë ata, në këtë kohë pandemie. Sipas tyre kjo është paaftësi e Ministrisë së Arsimit e cila po rrezikon jetën e nxënësve.
Më poshtë e gjeni të plotë pa ndërhyrjen komunikatën e tyre:
PAAFTËSIA E MINISTRISË SË ARSIMIT RREZIKON JETËN E NXËNËSVE
Më 6 gusht Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori vendim që ta anulojë mbajtjen e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta për vitin shkollor 2019-2020. Sipas MASh-it, ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve të të infektuarëve me COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit të institucioneve arsimore.
Për çudi një vendim i tillë nuk është marrë edhe për Testin e Maturës Shtetërore, ndonëse sipas ekspertëve dhe statistikave kjo moshë është më e rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19.
Më 24 korrik, SKV-ja nëpërmjet një komunikate kishte shtruar disa pyetje për Ministrinë e Arsimit lidhur me atë se si do të bëhet aplikimi I nxënësve/studentëve në shkollat e mesme dhe në Universitetet publike duke marrë parasysh tollovitë që krijohen? Si do të organizohet mbajtja e Testit Shtetëror të Maturës dhe se cili është plani I Ministrisë për vitin e ri akademik?
Fatkeqësisht për këto pyetje as ne studentët, as nxënësit dhe as prindërit nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet arsimore.
Sot, me kritere për të cilat nxënësit janë njoftuar me vonesë, ka filluar regjistrimi në shkollat e mesme në të gjithë vendin dhe do të vazhdoj deri në fund të kësaj jave. Pamjet të cilat po i shohim sot, nëpër shumë shkolla, janë vërtetë shqetësuese. Nxënësit pa maska, pa distancë kanë krijuar tollovi që rrezikon shëndetin e tyre dhe përhapjen më të madhe të COVID-19.
E gjithë kjo po ndodh për shkak të paaftësisë së MASh-it, për të organizuar një formë online të aplikimit, apo edhe aplikimin në formë fizike me orare të caktuara dhe me masa strikte anti-COVID.
Nëse Ministria e Arsimit nuk reagon menjëherë për të ndryshuar formën e aplikimit atëherë tollovi shumë më të mëdha na presin gjatë muajit të ardhshëm kur dhjetëra mijëra nxënës do të aplikojnë në Universitetet publike të Kosovës.
SKV po e përcjell me shumë shqetësim këtë proces dhe dënon ashpër papërgjegjësinë e institucioneve në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe studentëve.PAAFTËSIA E MINISTRISË SË ARSIMIT RREZIKON JETËN E NXËNËSVE
Më 6 gusht Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori vendim që ta anulojë mbajtjen e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta për vitin shkollor 2019-2020. Sipas MASh-it, ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve të të infektuarëve me COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit të institucioneve arsimore.
Për çudi një vendim i tillë nuk është marrë edhe për Testin e Maturës Shtetërore, ndonëse sipas ekspertëve dhe statistikave kjo moshë është më e rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19.
Më 24 korrik, SKV-ja nëpërmjet një komunikate kishte shtruar disa pyetje për Ministrinë e Arsimit lidhur me atë se si do të bëhet aplikimi I nxënësve/studentëve në shkollat e mesme dhe në Universitetet publike duke marrë parasysh tollovitë që krijohen? Si do të organizohet mbajtja e Testit Shtetëror të Maturës dhe se cili është plani I Ministrisë për vitin e ri akademik?
Fatkeqësisht për këto pyetje as ne studentët, as nxënësit dhe as prindërit nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet arsimore.
Sot, me kritere për të cilat nxënësit janë njoftuar me vonesë, ka filluar regjistrimi në shkollat e mesme në të gjithë vendin dhe do të vazhdoj deri në fund të kësaj jave. Pamjet të cilat po i shohim sot, nëpër shumë shkolla, janë vërtetë shqetësuese. Nxënësit pa maska, pa distancë kanë krijuar tollovi që rrezikon shëndetin e tyre dhe përhapjen më të madhe të COVID-19.
E gjithë kjo po ndodh për shkak të paaftësisë së MASh-it, për të organizuar një formë online të aplikimit, apo edhe aplikimin në formë fizike me orare të caktuara dhe me masa strikte anti-COVID.
Nëse Ministria e Arsimit nuk reagon menjëherë për të ndryshuar formën e aplikimit atëherë tollovi shumë më të mëdha na presin gjatë muajit të ardhshëm kur dhjetëra mijëra nxënës do të aplikojnë në Universitetet publike të Kosovës.
SKV po e përcjell me shumë shqetësim këtë proces dhe dënon ashpër papërgjegjësinë e institucioneve në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe studentëve.