75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Njoftim për mbylljen e rrugës “Agim Ramadani”

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 19 Gusht prej orës 08:00 – 12:00, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

Siç bëhet e ditur tutje në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, përfundon njoftimi.