KDI: Përmirësime në punën e Kuvendit, në mënyrën e organizimit të mbledhjeve dhe numër i madh i nismave ligjore të deputetëve

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot raportin e punës së Kuvendit për sesionin pranveror.
Në këtë prezantim, KDI ka treguar se ka përmirësime në punën e Kuvendit, transmeton Indeksonline.
Sipas Instutit Demokratik, është vërejtur përmirësim në mënyrën e organizimit të punimeve plenare dhe mbledhjeve të Kryesisë bazuar në Rregulloren e Punës, si dhe në numrin relativisht të madh i nismave ligjore të deputetëve.
Po ashtu, zhvillime pozitive janë shënuar edhe në ruajtjen dhe shpenzimin më racional të parasë publike, pas vendimit të Kryesisë për reduktimin e shpenzimeve telefonike./Indeksonline/