75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Kina miraton vaksinën e parë antiCOVID-19

Kina ka dhënë miratimin e saj të parë për një vaksinë të mundshme kundër COVID-19.

Vaksina Ad5-nCoV është zhvilluar nga ”CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

”Hapet drita jeshile për prodhimin e mundshëm masiv në rast të kthimit të pandemisë”, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës, e cituar nga rrjeti shtetëror CCTV.

”Miratimi është marrë që më 11 gusht, por tani pritet konfirmim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë së produktit të zhvilluar”, tha grupi nga Tianjini në një deklaratë, titujt e të cilit kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tregun e aksioneve./atsh