75 Mall Live Search
14:36 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj paralajmëron themelimin e Institutit për Nënën dhe Fëmijët, që mos të ketë më nevojë të shkojnë për shërime jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar themelimin e Institutit për Nënën dhe Fëmijët. Ky Institut do të ofronte shërbime cilësore në vend dhe do të evitonte mundësinë që të udhëtohej në vende të tjera për shërim.”Së shpejti do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit.

Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja.

Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK.

Andaj sot i shoqëruar nga dr. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, vizitova këto dy klinika, ku për së afërmi u njoha me gjendjen dhe punën që po bëhet si dhe me kërkesat e stafit mjekësor.

Mjekëve iu shpreha mirënjohjen time dhe i falënderova pafundësisht për punën e tyre të palodhshme.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do zgjas pandemia.

Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë̈ heronjtë e sotëm.

Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre, do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë.

Ju faleminderit mantelbardhë! Bashkë do të ja dalim” shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/