Reshjet e shiut vërshojnë rrugën “B” në Prishtinë

Reshjet e mëdha të shiut të cilat zgjatën më shumë se gjysmë ore kanë vërshuar rrugët në Prishtinë.
Në rrugën “B” vozitësve iu është vështirësuar lëvizja e automjeteve për shkak të ujit të madh në këtë pjesë.
Në disa video që ka siguruar IndeksOnline shihet se nuk u desht kohë e gjatë e reshjeve që shiu të “bllokoj” këte pjesë të kryeqytetit.
Por, kjo nuk është lagjeja e vetme në Prishtinë që ka probleme të tilla saherë bjen shi.
Situatë e njejtë është edhe në lagjen e spitalit “Muharrem Fejza”./IndeksOnline/
Raste të njejta, lexuesit raportojnë çdoherë në adresën tonë.